Komisioni disiplinor i FIFA-s ka bërë publike dënimet dhe vendimet tjera për shkeljet e hetuara në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Botërorin ‘Rusi 2018’.
Të dënuar nga FIFA janë edhe dy lojtarët me prejardhje shqiptare të kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, dhe zyrtarë të tjerë të federatës së Serbisë.
Në përgjigjen që komisioni disiplinor i FIFA-s ka konfirmuar për Insporti.com lidhur me takimin Zvicër – Serbi thuhet se për shkak të shkeljeve të nenit 57 të kodit disiplinor të FIFA-s, dhe sjelljeve josportive në kundërshtim me fair-play gjatë festimit të golave në takimin Zvicër – Serbi, lojtari Granit Xhaka dënohet me 10 mijë franga zvicerane, Xherdan Shaqiri dënohet me 10 mijë franga zvicerane (CHF), dhe Stephan Lichsteiner me 5 mijë CHF.
Federata e futbollit e Serbisë është dënuar me 54 mijë CHF dhe tërheqje të vërejtjes për shkak të shfaqjes së flamujve me mesazhe diskriminuese dhe hedhje të objekteve në fushë nga ana e tifozëve serbë.Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza dhe selektori Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor, gjegjësisht dhënies së deklaratave në kundërshtim me këtë kod, dënohet me nga 5 mijë CHF dhe vërejtje publike. /Insporti.com
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...