Morena Taraku pasi nxiti spekulime rreth ndarjes me iranianin, tani flet shkurt miliarderi

18:12 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Nuk kanë kaluar as një muaj kur u bë e ditur se janë në lidhje dhe tashmë kanë filluar një luftë virtuale, por duket se është vetëm në suaza të humorit.

Bëhet fjalë për Morena Tarakun dhe miliarderin iranian, Sasha Sobhani, të cilët kanë bërë që të spekulohet se ka një krizë mes tyre.

Në fakt, modelja jonë ka publikuar një fotografi të marrë gjatë shikimit të një filmi teksa puthen dy meshkuj, ndërsa ajo e ka përshkruar me fjalët “ai moment kur e kupton se i dashuri yt është homoseksual”.

Gjersa gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe i dashuri i zeshkanes sonë duke shkruar ‘Turp të kesh’ dhe e ka shoqëruar me buzëqeshje, e cila na bën të dyshojmë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të zhvillohet ngjarja mes tyre pasi që dyshja deri më ditët e sotme po ja kalojnë për mrekulli.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Morena Taraku ishte kënga “Femnat”, në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme