Mohamed Salah nuk del pa një çmim nga Kampionati Botëror

18:12 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Arabia Saudite e ka befasuar Egjiptin duke e mposhtur 2:1 në Kupën e Botës.

Arabia Saudite me një gol të shënuar në minutën e 95’, ka siguruar pikët e para në Kupën e Botës përballë Egjiptit të Mohamed Salah.

Ishte Salah që në minutën e 22’ e kaloi në epërsi Egjiptin.

Në fund të pjesës së parë, Arabia Saudite barazoi në 1:1, me anë të Al Faraj, që shënoi nga penalltia.

Fitoren ndaj Egjiptit, Arabia Saudite e arriti në minutën e 95’, kur shënoi Al Dawsari.

Lojtari i ndeshjes u shpall ylli i Egjiptit, Mohamed Salah i cili në këtë mënyrë e fiton një çmim në Botëror derisa Egjipti u eliminua.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme