Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për sekuestrimin e 3.4 milionë Eurove të fshehura në disa automjete Toyota që mbërritën një ditë më parë në Portin e Durrësit.
Sipas njoftimit, Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase në datën 20 Qershor 2018 për një karoatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa makina, e mes tyre një mjet me sasi Eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit. Më pas u vunë në dijeni të gjitha pikat e kalimit kufitar në vend.
Policia e Shtetit përmend edhe kryedemokratin Lulzim Basha për paralajmërimin që bëri në Parlament para se të kapej sasia e parave.
“Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion Euro, të zbuluar në Gjermani. Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi Eurosh të padeklaruara. Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit”, thuhet zyrtarisht në njoftim.
Gjatë aksionit për kapjen e trajlerit me automjetet Toyota brenda së cilave ishin fshehur 3.4 milionë Euro, u arrestuan katër persona. Ata janë Agim Çeka 61 vjeç, Edi Lika (Cani) 41 vjeç, Klevi Lika 21 vjeç dhe Alban Mollaymeri 40 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.
Janë sekuestruar 3,366,800 Euro dhe 100 Euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, 80,000 franga zvicerane, 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’; 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë e gjetur në banesën e Agim Çekës, 1 radio policie dhe 7 celularë.
Ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona me iniciale A.V. 33 vjeç dhe E.V. 38 vjeç me origjinë nga Peshkopia dhe banues në Tiranë. Për këta dy persona, policia thotë se ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porositur prej tyre. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar. /tvklan.al
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...