Akoma pa kaluar një javë nga dasma mbretërore më e përfolur e vitit, ajo mes princ Harryt dhe ish-aktores së ‘’Suits’’, Meghan Markle, kjo e fundit do të ‘’përballej’’ me një valë ndryshimesh në jetën e saj.
Dukesha e re e Sussex-it do të niste menjëherë një trajnim intensiv 6-mujor, gjatë të cilit do të merrte leksione rreth historisë dhe etikës mbretëore britanike, në mënyrë që të konsiderohej anëtare e denjë e familjes. Mund të duket e çuditshme, por mes këtyre rregullave të imponuara prej vitesh nga oborri mbretëror, herë të pashkruara e herë jo, Meghan-it do t’i duhej të hiqte dorë nga shumë ushqime, sidomos nga nënproduktet e detit që ajo i ka aq qejf apo edhe mishi kuq. Mirëpo mes duket Meghan duhet të shtoj një tjetër produkt në listën e ushqimeve të ndaluara, sidomos kur i duhet të bëjë rrugë të gjata.
Sipas Darren McGrady, shef kuzhine prej shumë vitesh në Buckingham Palace, asnjë prej pjesëtarëve të familjes mbretërore nuk mund të hajë hudhra ose qepë gjatë udhëtimeve të ndryshme zyrtare, e jo vetëm. Në një prononcim për Sunday Express, shefi i famshëm ka treguar që gjatë gjithë eksperiencës së tij në krye të kuzhinës së familjes mbretërore më të famshme në botë, ai nuk ka përdorur asnjëherë hudhrën në pjatat e tij, edhe pse ajo është një ndër ushqimet më të shëndetshme. Mbretëresha Elizabeth nuk e duron aromën dhe shijen e saj, kështu që fat i keq i pjesëtarëve të tjerë të ndjekin tekat e saj.
Hudhra është një antibiotikët më të mirë natyrale. Përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike./Living
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë