LDK: Nuk e mbështesim Thaçin për negociatat me Serbinë

15:40 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Avdullah Hoti ka dalë zyrtarisht për të treguar se LDK nuk e përkrah Hashim Thaçin në dialogun me Serbinë. LDK’ja ka ndarë përfundimisht mendjen rreth bisedimeve me Serbinë, një ditë pasi u realizua takimi mes Thaçit e Vuciqit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka mbajtur konferencë për media një ditë pasi Presidenti Thaçi shkoi në Bruksel për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Hoti thotë se partia e tij nuk e mbështet Thaçin se kryenegociator.

“LDK nuk e mbështet Presidentin që të zhvillojë dialog me Serbinë. Ai nuk e paraqet vullnetin politik të vendit”, ka thënë Hoti, shkruan Gazeta Express.

Hoti shprehet se Kuvendi duhet të vendosë se si të dialogohet me Serbinë, e thotë se kjo nuk është mundësuar pasi Qeveria tërhoqi nga Kuvendin platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë.

“Kuvendi është i vetmi që vendos se kush duhet ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë. Kuvendi nuk ka vendosur akoma pasi platforma është tërhequr nga Qeveria. Ndërsa marrëveshja e 2011’ës parasheh që dialogu të udhëhiqet nga qeveria”, tha ai.

Sipas Hotit, çdo marrëveshje që bën Thaçi në Bruksel janë personale të tij, pasi ai nuk paraqet unitet.

“Presidenti Thaçi nuk ka asnjë autorizim me negociu në emër të qytetarëve të Kosovës. Kështu që çdo marrëveshje që mund të arrihet në Bruksel mund të jetë privat e tij, por jo edhe në emër të Kosovës”, ka thënë shefi i GP të LDK’së.

Hoti thotë se LDK’ja është e gatshme ta udhëheq dialogun me Serbinë, por këtë do ta bëjë vetëm kur, sipas tij, merr votat e populloit për të qeverisur.

“LDK si partia e parë është e gatshme për të drejtuar dialgoun, por këtë përgjegjësi do ta marrim përmes votës së qytetarëve”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme