Të gjithë policët e një stacioni policor të qytetit meksikan Okampo janë futur në paraburgim nën akuzën se janë të përfshirë në vrasjen e kandidatit për kryetar të qytetit, Fernando Angels Huares.
64-vjeçari Fernando Ángeles Juárez, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur të enjten në afërsi të njërës prej pronave të tij.
Më shumë se 100 politikanë janë vrarë në tërë Meksikën në prag të zgjedhjeve të 1 korrikut.
Huares është politikani i tretë i vrarë në shtetin perëndimor Michoacan brenda vetëm një jave, ai ishte një biznesmen i suksesshëm me pak përvojë në politikë.
Një bashkëpunëtor i tij tha se Huares nuk të duronte varfërinë, pabarazinë dhe korrupsionin e lartë, dhe për këtë vendosi të kandidonte në këto zgjedhje.
Pas vrasjes së tij, prokurorët akuzuan sekretarin e sigurisë publike, Oscar González García, për përfshirje në ngjarjen e rëndë. Por kur agjentët federalë meksikanë arritën këtë fundjavë për ta venë në pranga, u ndaluan nga policët lokalë./arbresh.info./
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...