Google ADS

Mbyllet sërish autostrada Tiranë-Durrës, shmangni këto orare dhe akse rrugore gjatë ditës së sotme

11:12 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit kanë bërë me dije se duke nisur nga dita e stome do të nisë faza tjetër e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas një njoftimi të përbashkët të të dy institucioneve, mësohet se do të ketë një segment të bllokuar, por për këtë do të bëhen devijimet përkatëse. Njoftimi i plotë i dy institucioneve vijon si më poshtë :

” Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tiranë – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore, do të fillojë të hënën në orën 06.00 të mëngjesit faza e katërt e punimeve në segmentin Shkozet – Durrës në drejtimin Tiranë – Durrës.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.”

1. Bllokimi/ Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 deri në 22:00 të ditës së hënë, datë 25.06.2018.

2. Trafiku në drejtim Tiranë – Durrës devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës së Shkozetit. Këtu duhet ndjekur Shkozet – Durrës (zona kënetës) ose unaza e Shkozetit.

3. Ky devijim do të vazhdojë deri në orën 22:00, datë 25.06.2018.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet – Durrës, do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës – Tiranë, për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjatë ditës së hënë skemat e lëvizjes dhe do të informojnë opinionin publik.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme