Askush nuk mund t’u shpëtojë deklaratave të çuditshme të Rodrigo Dutertes.
Ai është një nga liderët me diskursin më të habitshëm në botë, të cilit nuk mund t’i shpëtoni edhe nëse jeni president i Amerikës, shef i OKB-së por edhe nëse jeni Papa, por as Zoti…
Presidenti i Filipineve, Duterte, në deklaratën e fundit të tij të çuditshme, e quan Zotin budalla, shkruan Periskopi.
Këtë herë, 72-vjeçari e mbajti një fjalim ku fliste rreth konceptit të Biblës. Këto komente i bëri gjatë një samiti për teknologji dhe informacion në Filipine.
Ai ka folur se si Adami konsumoi mollën e ndaluar dhe “Zoti budalla vetëm e vështronte”.
“Adam konsumoi atë mollë… dhe më pas gjithçka lindi. Sa budalla është Zoti? Ky bir kurve është budalla dhe kjo është çështja”, ka thënë Duterte shkruan Periskopi.
“Ju krijoni diçka që pretendoni se është e përkryer dhe më pas ndodh diçka që prish kualitetin dhe shkatërron punën tënde”, ka thënë ai.
“Kështu pretendohet se është e kaluara jonë, ju ende nuk keni qenë të lindur por keni një mëkat origjinal diku në fillim. Çfarë lloj religjioni është ky. Nuk mund ta kuptoj”, ka thënë Duterte.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...