Serbia është duke vazhduar lobimin që ndarja e Kosovës të futet në agjendën e fazës finale të dialogut ndërmjet këtyre dy shteteve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Madje ka disa deputetë në shtetet mike të Kosovës të cilët tashmë po e përkrahin këtë ide.
Por pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të deputetëve të caktuar, shtetet mike të Kosovës vazhdojnë ta kundërshtojnë idenë e ndarjes, duke thënë se ajo do të krijonte potencial për efekte destabilizuese në rajon dhe përtej tij.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përmes një përgjigjeje për gazetën “Zëri” e ka përshëndetur fillimin e fazës finale të dialogut, duke thënë se është thelbësore që Kosova të bashkohet për t’u përgatitur për këtë hap të rëndësishëm për të garantuar prosperitetin e saj në të ardhmen, si dhe stabilitetin dhe rritjen ekonomike.
Më tej kjo Ambasadë vlerëson se të dyja palët duhet të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje, që ua hap rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Palët duhet të kërkojnë një zgjidhje, të cilën mund ta pranojnë të dyja anët dhe që hap shtegun drejt BE-së për të dyja shtetet”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së…
Abdixhiku sot prezanton programin e LDK-së për shëndetësi në...
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...