Shoqata e auto-shkollave “Dardania” jashtëzakonisht shumë ndjen veten të zhgënjyer me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga Ministria e Infrastrukturës. Ata për vite me radhë kërkuan nga kjo ministri dhe autoritetet e tjera kompetente përmbushjen e kërkesave të tyre por deri më tash askush nuk i doli në ndihmë.
Shoqata e auto-shkollave “Dardania” edhe njëherë shpreh shqetësimin e saj ndaj Ministrisë së Infrastrukturës. Kërkesat e kësaj shoqate kanë të bëjnë me pika në vijim:Të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit për Patentë Shofer me nr.05/L-064 në disa nene, Të hiqet poligoni për kategorinë B për testimin e kandidatëve në pjesën praktike, Ligjëruesi për pjesën teorike mos të jetë i kushtëzuar që të ketë vetëm fakultetin e komunikacionit por të iu mundësohet edhe me fakultet tjetër, Udhëheqësi profesional të hiqet tërësisht, Instruktorët të mos i nënshtrohen testimit çdo pesë vite por të organizohen seminare për njohuri të reja siç është përcaktuar me ligj ashtu që licenca ti vazhdohet me ndjekjen e seminareve, Auto-shkollat kanë obligim ti kenë dy automjete për licencim. Për më tepër automjetet t’ju jepet mundësia që ti kenë me kontratë si dhe Paraqitja e provimit për pjesën praktike mundësisht të bëhet në auto-shkollë për shkak se çdo ditë duhet ta kenë një automjet në poligon për testim të kandidatëve.
Këto propozime janë të bazuara në dispozitat ligjore si dhe në direktivat e Bashkimit Evropian dhe për këto kërkesa dhe propozime Shoqata e auto-shkollave “Dardania” e Auto-shkollave të Kosovës vazhdimisht i ka diskutuar në mbledhjet e rregullta të kryesisë së kësaj shoqate. Për këto çështje në formë kërkese i është parashtruar edhe Ministrit të Infrastrukturës, z.Pal Lekaj, më 19 dhjetor 2017 por që deri më tani nuk kemi pranuar asnjë informatë zyrtare nga ai.
Shoqata e auto-shkollave “Dardania” konstaton se mos përgjigjja e autoriteteve kompetente, përfshirë këtu në radhë të parë Ministrinë e Infrastrukturës në raport më kërkesat dhe propozimet e tyre paraqet shkelje të dispozitave të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative në Kosovë, përkatësisht Nenit 9, respektivisht parimin e administratës së hapur, në të cilin par.2 përcakton që: “Organi publik duhet të garantojë të drejtën e palës për t’u informuar mbi ecurinë e procedurës administrative, qasjen në dosjen dhe dokumentet e tij dhe të drejtën e njoftimit me mjete të përshtatshme, në pajtim me këtë Ligj”.
Shoqata e auto-shkollave “Dardania” konstaton që veprimet e Ministrisë së Infrastrukturës, përkatësisht përcaktimi i rregullave që kanë të bëjnë me trafikun rrugor dhe me punën e auto-shkollave të Kosovës janë të njëanshme dhe si e tillë, kjo ministri nuk ka marrë për bazë asnjërën nga kërkesat dhe rekomandimet e tona, që kishin të bënin me një garanci në kuptimin e funksionimit të legjislacionit për sa i përket procedurave dhe punëve të këtyre auto-shkollave. Mos-përgjigjja e Ministrisë së Infrastrukturës në shkresat e parashkruara nga Federata e Auto-shkollave të Kosovës, përfshirë edhe disa shkresa që janë dërguar edhe nga disa auto-shkolla në Kosovë, paraqet shkelje edhe të shumë dispozitave të tjera ligjore.
Shoqata e auto-shkollave “Dardania”, do të ushtrojë te gjitha mjetet juridike administrative dhe gjyqësore sipas mënyrës së përcaktuar me ligj, për shkak të mosveprimit të Ministrisë së Infrastrukturës në shkresat e parashtruara, meqenëse kjo ministri ka cenuar dhe është duke cenuar akoma të drejtat dhe interesin juridik, ashtu siç e përcakton neni 13 i Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Shoqata e auto-shkollave “Dardania” konstaton që ka vonesa të gjata që u bëhen kandidatëve të cilët aplikojnë për dhënie të provimit nga pjesa teorike apo praktike, duke i vënë auto-shkollat në siklet dhe duke mos pasur ndonjë shpjegim për këto vonesa dhe si të tilla, auto-shkollat po përjetojnë diskriminim nga Ministria e Infrastrukturës prandaj Auto-shkollat duke parë këtë gjendje e ndjejnë veten e tyre të zhgënjyer dhe disa herë kanë shqyrtuar mundësin e një proteste masive, duke bojkotuar edhe provimet dhe daljen në rrugë si dhe bllokimin e njësisë së patentë shoferëve dhe duke vazhduar deri sa të zgjidhen kërkesat dhe propozimet tona. Prandaj, në mënyrë që të mos vie në një gjendje të tillë proteste, ne kërkojmë urgjentisht ndërmarrjen e masave të nevojshme sipas propozimeve dhe rekomandimeve të Shoqatës te auto-shkollave “Dardania”.
Kujtojmë se, Shoqata e auto-shkollave “Dardania” nëpërmjet të Federatës së Auto-shkollave të Kosovës, më 22 qershor 2015 ka parashtruar një varg propozimesh në Komisionin punues në ministrinë e Infrastrukturës lidhur me draft ligjin për shofer të automjeteve, megjithatë këto propozime fare nuk janë marrë parasysh nga kjo ministri dhe nuk kemi pranuar asnjë informatë lidhur me këtë çështje.
Ndër të tjera, këto propozime kishin të bënin me:
Gjithashtu, Shoqata e auto-shkollave “Dardania” , konstaton si të kundërligjshme dhe tejet të panevojshme pagesën për hyrje të auto-shkollave në stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Lidhur me këtë çështje, më 31 tetor 2014, njëra nga auto-shkollat, DARDANIA, ka parashtruar shkresë tek Drejtoria e Divizionit të Automjeteve dhe Drejtoria e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë por deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje.
Përfund, ne konstatojmë që Departamenti për Automjete në Ministrinë e Infrastrukturës dhe e tërë kjo ministri ka vepruar në mënyrë absurde në një rast kur Kryetari i Auto-Shkollave Dardania në Prishtinë, më 12 tetor 2017 kishte parashtruar një kërkesë në departamentin e lartcekur që të sigurojë listën e auto-shkollave të regjionit të Prishtinës së bashku me numrat kontaktues. Përgjigjja e këtij departamenti, të datës 13 tetor 2017 ishte e pakuptimtë dhe nuk përmban asnjë arsyetim ligjor dhe logjik mbi refuzimin e kërkesës sonë. Departamenti i Automjeteve në përgjigje pohon se kinse nuk kanë të drejtë të ofrojmë asnjë informatë të auto-shkollave pa pëlqimin e tyre. Ne si shoqatë konsiderojmë që kjo përgjigje e këtij departamenti është pengesë në mobilizimin e auto-shkollave në adresimin e një varg të padrejtësive që ka bërë ky departament dhe tërë Ministria e Infrastrukturës.
Me respekt,
Afrim Islami
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...