Kjo periudhë ka qenë mjaft e ngarkuar për koreografin e njohur shqiptar Albi Nako.
Përveç projekteve të shumta që ka në television, por jo vetëm, për Albi Nakon duket se ka shumë lajme nga jeta e tij private.
Pas ndarjes me balerinën e njohur, Klaudia Pepa, për Albin filluan të qarkullojnë lajmet se ai është në një lidhje të re me prezantuesen e motit të Tv Klan, Alba Hoxha.
Disa kohë më parë një udhëtim pune i dyshes së njohur në Paris dhe Amsterdam, u bë kryefjala e mediave, duke u shkruar gjërë e gjatë se ata ishin në një lidhje.
Koreografi Albi Nako i mohoi asokohe lajmet se është në një lidhje me Albën.
Mirëpo, mediat vazhduan të shkruajnë për historinë e tyre.
Dje dhe sot në portale, ka marrë dhenë lajmi se Albi dhe Alba e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre; duke e bërë zyrtare me një fejesë.
Dyshja e njohur nuk kanë komentuar rreth këtij lajmi që ka dy ditë që zien rrjetin.
Mirëpo, sot në një prononcim për Revistën Class, koreografi i trupës së baletit të Tv Klan ka folur rreth kësaj fejese.
“Nuk është i vërtetë ky lajm. Unë nuk jam fejuar”,-është shprehur Nako.
Madje ai ka mohuar sërish zërat se ai është në një lidhje me Albën. Albi është shprehur se as nuk është i lidhur me Albën dhe as nuk është fejuar.
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje