Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders është dëbuar nga një restorant të premten në mbrëmje, vetëm sepse ajo punon për Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Një bashkëpronare e “Red Hen” në Lexington, Virxhinia, i kërkoi zonjës Sanders dhe familjes së saj të largohen nga restoranti, në veprimin që ishte një shenjë proteste kundër administratës Trump.
Vetë Sanders shkroi në Twitter se “veprimet e saj thonë shumë më tepër për të se sa për mua”.
Stephanie Wilkinson tha se beson se Sanders punon për një administratë “çnjerëzore dhe jo etike”.
Ajo i tha Washington Post se vendosi t’i kërkojë zëdhënëses së Trump të largohet nga restoranti me 26 vende, pasi bisedoi me stafin e saj.
“Më tregoni se çfarë duhet të bëj unë. A mund t’i kërkoj të largohet”, tha ajo. “Ata thanë po.”
Zonja Wilkinson tha se ajo i kërkoi Sanders që të flasë me të jashtë restorantit para se t’i shpjegonte “se ka disa standarde që mendonte se duhet ta largonte, të tilla si ndershmëria, dhembshuria dhe bashkëpunimi”.
Ajo tha se përgjigja e menjëhershme e Sanders ishte: “Është OK, unë do të largohem”.
Incidenti vjen disa ditë pasi një tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Kirstjen Nielsen u dëbua nga një restorant meksikan në Uashington. Të dy rastet vijnë në mes të presionit në rritje ndaj qeverisë amerikane mbi politikën e saj të diskutueshme për ndarjen e fëmijëve migrues nga prindërit e tyre në kufirin meksikan.
Një vendim nga administrata për të ndjekur penalisht çdo migrant pa dokumenta që kalon kufirin çoi në rreth 2,300 fëmijë që u ndanë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor dhe nxitën një valë globale të zemërimit. Presidenti Trump ka ndalur tashmë ndarjet e familjeve, por thotë se ai mbetet i angazhuar ndaj politikës së “tolerancës zero”.
Kritikët e vendimit në restorantin “Red Hen” thanë se politika e Trump është diskriminuese.
Megjithatë, të tjerë krahasuan vendimin e restorantit me një vendim të kohëve të fundit të Gjykatës së Lartë në favor të një bukëpjekësi, i cili refuzoi të bënte një tortë martese për një çift homoseksualësh.
Profili i restorantit në Facebook ka parë një rritje të vlerësimeve me pesë yje pasi lajmi i incidentit u publikua të shtunën në mbrëmje, ndërkohë që “reviews” në internet janë bërë gjithnjë e më të polarizuara.
Një rishikim negativ i restorantit në internet thoshte: “Isha duke ngrënë në Red Hen dhe isha dëshmitar i dëbimit të Sarah Huckabee Sanders. Mu neveritën dhe e tmerrova nga incidenti”.
Por mijëra përdorues të tjerë mbështetën vendimin. Njëri shkroi: «E dua këtë vend, moralisht superior dhe ushqimi duhet të jetë i shijshëm …»/gsh/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?