Mohamed Salah është shpallur “Qytetar Nderi” i Çeçenisë. Ai që e ka bërë të ditur këtë është udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov. Egjipti, i cili do të luajë ditën e hënë ndeshjen e tij të fundit në Botëror kundër Arabisë Saudite, e ka qendrën stërvitore në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni.
Së fundmi, Mohamed Salah është parë nën shoqërinë e Kadyrov, me këtë të fundit që po akuzohet se po e përdor imazhin e futbollistit të Liverpoolit për propagandë politike. Regjimi i Kadyrov është akuzuar shumë për abuzime me të drejtat e njeriut, një akuzë që ai e ka hedhur poshtë gjatë një interviste për BBC.
“Mohamed Salah është Qytetar Nderi i Çeçenisë – do të theksonte Kadyrov, – në një darkë gala që e mbajta në nder të skuadrës së Egjiptit. I dorëzova Salahut një kopje të dekretit, e sigurisht që është një titull i merituar”.
Salah nuk u aktivizua në ndeshjen e parë që Egjipti luajti ndaj Uruguajit, të cilën e humbi 1-0, për shkak të dëmtimit në shpatull të pësuar në finalen e Champions League. Sulmuesi 26-vjeçar u aktivizua ndaj Rusisë, ku shënoi të vetmin gol për Egjiptin, në humbjen 1-3 ndaj vendasve.
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni