Valixhe e dyshimtë te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

21:26 | 24 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Policia e Tiranës ka njoftuar se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të Papa Gjon Palit II, është gjetur një valixhe e dyshimtë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë për të formuar perimetrin e sigurisë.

Për veprime të mëtejshme është njoftuar njësia anti-eksploziv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme