Google ADS

Shekerinska dërgon letër te anëtarët e NATO-s, kërkon mbështetje në Samit

20:37 | 24 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, u ka dërguar letër ministrave të Mbrojtjes së 29 vendeve anëtare të NATO-s, në të cilën kërkon mbështjetje për Maqedoninë në Samitin e Aleancës në korrik, që vendi të marrë ftesë për anëtarësim në NATO.

Ministria e Mbrojtjes, permes nje komunikate me shkrim shkruan se me pranimin e Maqedonisë në NATO do të konsolidohet demokracia dhe do të forcohet stabiliteti dhe siguria në rajon. Po ashtu në letër theksohet se Maqedonia ka bërë hap të madh përpara, në pajtueshmëri me rekomandimet nga Samiti i NATO-s në Varshavë, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe ndëretnike, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave, zgjedhjet kredibile dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme