Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me paratë e gjetura të fshehura në disa makina pa targa në portin e Durrësit.
Mësohet se policia ka zbuluar (pas numërimit) se bëhet fjalë për një sasi që shkon në rreth 5 milionë euro, që janë gjetur në brendësi të dy makinave të tipit “Toyota Yaris”.
Makinat, në total 9, janë transportuar mbrëmë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa sekuestrimi ka ndodhur këtë mesditë të diele.
Paratë e gjetura, 4 deri në 5 mln euro janë ndarë në një vend të posaçëm tek dyert e makinave në dy mjete të tipit Toyota Yaris.
Mësohet gjithashtu se policia ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, mes tyre dhe pronarin e kompanisë që ka kryer transportin.
Sipas të dhënave në QKB rezulton se shtetasi quhet Edi Lika, pronar i kompanisë së transportit të automjeteve ku janë gjetur dhe milionat e eurove.
Kujtojmë se kjo ngjarfje në mënyrë ende të pashpjeguar lidhet me një deklaratë të liderit të opozitës Lulzim Basha. Tre ditë më parë në seancën plenare të kuvendit, Basha do të akuzonte Taulant Ballën e PS-së, se atij i ishte kapur “Toyota Yaris” me 1.5 mln euro brenda.
“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, do të deklaronte Basha të enjten.
Nëse Basha ka ditur mbi aksionin e policisë apo nëse ka ditur se kush është pronari i parave, kjo mbetet ende një pyetje pa përgjigje.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...