Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili po merr pjesë në dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se ky proces është proces i lartë dhe i domosdoshëm.
“Ky dialog është në fazën e parë. Secili ka momentin e vet të shpreh mendimet e veta kërkesat e veta dhe nuk mund të konkludohet që kemi ardhur tek një problem që kërkon zgjidhje. Palët do ta dëgjojnë njëra tjetrën. Nuk është folur për demarkacionin me Serbinë ende”, ka thënë ai.
Sipas Pacollit pala kosovare ka bërë kompromisin e saj.
“Kompromisi duhet të jetë por aty ku egziston materia, pala kosovare ka bërë kompromisin e vetë dhe çdo gjë e ka hedhur në tavolinë me Pakon e Ahtisarit. Nuk ka pasur ende asnjë problem dhe jemi duke shprehur mendimet si pala kosovare ashtu edhe serbe”, ka thënë ai, transmeton Arbresh.info.
Zëvendëskryeministri Pacolli ka folur edhe për lajmet për tërheqjen e njohjeve nga disa shtete.
“Nuk duhet mirremi me deklaratat e të tjerëve, jemi duke krijuar mundësi dhe marrëdhënie me botën. Kemi me dhjetra shtete të fuqishmë që janë në proces përfundimtar për njohjen e Kosovës. Në mesin e tyre ka edhe shtete të BE-së që janë në proces që do ta njohin Kosovën, nuk do të përmendi emra, por jemi në momentin më të duhur që Kosova ka pasur. Dhe sa i përket tërheqjes së njohjeve nuk ka pasur tërheqje. Dikush po gënjen e dikush po shpif, nuk ka tërhjekje të njohjeve”, është shprehur ai./Arbresh.info.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç