Momenti i madh i fatit të Gjermanisë. Minuta e 94:42, tre shokë: Marco Reus, Toni Kroos dhe topi që pak çaste më vonë përfundoi në rrjetë duke çmendur të gjithë tifozët gjermanë anë e mbanë botës.
Duhej një fitore, pasi kampionët e botës ishin në buzë të greminës, dhe goditja e dënimit ishte mundësia e fundit për të mbajtur të hapur kualifikimin.
Ai që do të godiste, duhet të mendohej mirë. Kroos dhe Reus biseduan, u këshilluan. Kros apo goditje në portë? Apo një miksim i të dyjave.
“E menduam mirë situatën. Gjatë ndeshjes, kroset tonë nuk funksiononin me suedezët,” shprehet Kroos.
“Më pas Marco donte ta godiste direkt në portë. Unë i thashë se nuk kam shumë i bindur nga kjo ide,” thotë Kroos duke qeshur.
“Nga ajo situata kanë dalë shumë gola,” ishin fjalët e Reus.
“Vendosëm të luanim me dy takime në mënyrë që ta poziciononim topin me një pamje më të mirë nga porta për goditjen,” vijon Kroos.
“Ai e goditi shumë mirë me teknikë,” përfundon Reus.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...