Google ADS

Limaj: Nisma Socialdemokrate do të jetë bashkëpunuese në temat e mëdha që janë në interes të Kosovës

15:45 | 24 Qershor 2018
V. S.

Në Kuvendin e dytë të punës së partisë Nisma Socialdemokrate, Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, drejtuar delegatëve të kësaj partie tha se Nisma Socialdemokrate do të jetë bashkëpunuese në temat e mëdha që janë në interes të Kosovës.

“Temat nacionale të vendit të kenë konsensus dhe të kenë debat. Në temat nacionale Nisma din të dallojë nismën ditore nga temat nacionale. Ne besojmë që në temat nacionale duhet të marrin përgjegjësi të gjithë individët. Ne si temë nacionale llogarisim liberalizimin e vizave që besoj që vitin e ardhshëm qytetarët do të lëvizin lirshëm. Ne do të punojmë që Kosova të ketë sa më shpejt ushtrinë e vet. Synim i joni është partneriteti me miqtë tanë”, tha Limaj, raporton Ekonomia Online.

“Ne besojmë që në qendër të çdo rezultati dhe angazhimi për të arritur objektivat tona dhe të qytetarëve në epiqendër është dialogu që mbron interesat e vendit. Ne besojmë që kontekstet e hapura në vendet e rajonit të mbyllen. Nisma është e gatshme të bashkëpunoj edhe për dialogun me Serbinë. Ne besojmë që dialogu mund të ketë sukses nëse ka gjithë-përfshirje. Ne nuk besojmë në dialog me individ dhe ne nuk besojmë në dialog që nuk përfaqëson interesin e gjithë qytetarëve të Kosovës. Koha e trafikimeve të debateve të mëdha ka marrë fund”, tha ai.

Ai tha se Nisma Socialdemokrate është e angazhuar në të mbajë fjalën me një politikë të urtë, një politikë që promovon diversitetin politik.

“Nga Kuvendi i kaluar Kosova ka shkuar në dy procese zgjedhore. Nuk ka zhvillim më të madh për një parti politike se zgjedhjet e vendit. Ne në Kuvendin e parë nxorëm dy objektiva, që nisma të jetë sa më e përfaqësuar në qeverisjet komunale. Sot dy vite pas, ne mund të themi se kemi arritur objektivin e parë, sot Nisma socialdemokrate është e përfaqësuar pothuajse në secilën komunë. Objektivi i dytë ishte që Nisma të jetë në parlament dhe të jetë në koalicion me partin që fiton qeverisjen dhe objektivi jonë u realizua”, shtoi Limaj./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme