Festimi i dy golave duke bërë shqiponjën me duar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen me Serbinë ka ngjallur reagime dhe për këtë FIFA ka nisur hetim ndaj dy futbollistëve shqiptarë.
Por, diplomati, Visar Zhiti ka sjellur në kujtesë edhe një moment kur Papa Françesku ka bërë me duar, simbolin shqiptar, të shqiponjës.
Mirëpo, në atë kohë siç kujton Zhiti nuk ka pasur asnjë koment negativ për shqiponjën e bërë me duar, përcjell JOQ.
Diplomati shkruan:
“Papa Françescu i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam. Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri:’…mos harroni foletë dhe plagët…’Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij, lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve, atëherë ne besojmë ende më shumë se ai gjest është dhe i bukur, domethënë, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohje Qiellit të Vendit tonë…”
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...