Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, mori pjesë në Këshillin Joformal Ministror, të organizuar nga Komuniteti i Energjisë në Vjenë, në të cilin morën pjesë ministra, zv/ministra, sekretar shteti, nga fusha e mjedisit, ekonomisë e energjisë të shteteve të ndryshme duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, Hungarinë, Austrinë, Gjermaninë, Danimarken, Ukraninën, Gjeorgjinë etj
Në fjalën e saj para të pranishmëve ministrja Reshitaj foli për sfidën e ndryshimeve klimatike me të cilën po ballafaqohet bota me ç’rast kërkoi që shtetet bashkërisht të punojnë në reduktimin e ngrohjes globale, sepse sipas saj duke marrë në konsiderat që jetojmë në një “fshat global” ku problemet e një shteti kanë
interferime edhe në shtetet tjera, përpjekjet dhe kujdesi për botën duhet të jenë të përbashkëta.
“Kosova është në fazen e miratimit të Strategjisë për Ndryshimet Klimatike duke u angazhuar në reduktimin e ngrohjes globale, reduktimin e emisioneve ndotëse nga industria, duke promovuar ekonominë e gjelbër dhe energjinë e ripërtëritshme në vend” deklaroi ministrja Reshitaj.
Gjatë kësaj kohe ministrja Reshitaj pati takime bilaterale edhe me Elizabeth Press, Drejtoren e Agjencisë së Energjisë së Ripertëritshme, Laurence Tubiana, Drejtoren e Fondacionit Evropian Klimatik, Christopher Joens nga Komisioni Evropian, ish ministren e mjedisit dhe përfaqësuesen e Danimarkës në Komisionin Evropian Connie Hedegaard Kokabang, Barbara Botos, zv/sekretaren e shtetit Hungarez për ndryshime klimatike etj.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...