Lewis Hamilton shfaqet tejet entuziast pas “pole position”-it të siguruar në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës, në Formulën 1.
“Kemi bërë një punë të madhe si ekip, por u ndihmuam edhe nga makina perfekte për të cilën kishim shumë nevojë. Ishte një sesion që shkoi thuajse vaj, pse jo edhe tepër të lehtë për t’u treguar i sinqertë”, do të shprehej britaniku 4 herë kampion i botës i Mercedesit.
Duke theksuar se mund të bënte diçka edhe më mirë gjatë minisesionit të tretë të provave, Hamilton ka dalë gjithsesi i kënaqur prej tyre.
Po ashtu si finlandezi tjetër i Mercedesit, Valtteri Bottas, i cili zuri vendin e dytë që mundëson një nisje tërësisht “të argjendtë” në Çmimin e Madh të Francës.
“Më duhej të rikuperojë shumë terren, por në fund gjithçka shkoi mirë. Kemi bërë një punë të shkëlqyer si ekip”, tha ai.
Megjithatë, Hamilton ka pranuar se “hija” e Ferrarit është gjithnjë e pranishme.
“Këtë vit jemi edhe më pranë me njëri-tjetrin, kështu që do të kemi presion në çdo garë. Sot ishte një ditë e mirë për ne, por rivaliteti është ende i hapur”, shprehet britaniku.
> Top Channel
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve