Nëse pas një kohe të gjatë të aktiviteteve të reduktuara ose të ndërprera plotësisht, filloni që të ushtroni në mënyrë intensive dhe nëse nuk jeni parapërgatitur, dhimbja në muskuj do të jetë e pashmangshme.
Pothuajse nuk ekziston ndonjë person që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndërsa ju kujtohet mirë që të nesërmen nuk kanë mundur të dalin nga shtrati ose që me mund të madh i kanë kryer edhe detyrat më të lehta të përditshme, transmeton Telegrafi.
Për ta zbutur dhimbjen dhe për ta aftësuar trupin për ushtrime të reja, duhet t’i merrni disa masa të caktuara. Një prej tyre është që menjëherë pas ushtrimeve të pini sa më shumë ujë, për ta shmangur dehidrimin dhe për të mos i lënë muskujt pa rrjedhje të mjaftueshme të gjakut.
Ushqimin bazojeni në proteina, të cilat do ta përshpejtojnë rimëkëmbjen e’ muskujve.
Konsumoni vitamina e, minerale, magnez, zink dhe kalium, ndërsa menjëherë pas ushtrimeve mund ta përdorni edhe një tabletë kundër dhimbjeve.
Nëse dhimbja nuk është tepër e fortë, ndihmon edhe masazhi, por vetëm 12 orë pas ushtrimeve, e jo menjëherë kur trupi është i ngrohur. /Telegrafi/
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...