Liderët e Bashkimit Evropian do të provojnë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’u përballur me krizën në rritje të emigrantëve, që është duke u shndërruar në kërcim për gjithë BE-në.
Liderët e 16 shteteve- më shumë se gjysma e 28 anëtarëve sa ka gjithsej BE-ja, do të marrin pjesë në “bisedime joformale” sot në Bruksel, shkruan KP.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se takimi mbahet me qëllim që të bisedohet me vendet e prekura nga kjo krizë.
Në qendër të problemit qëndron dilema se kush duhet të mbajë përgjegjësinë për arritjen e emigrantëve-zakonisht vendet mediterane si Italia, Greqia dhe së fundit Spanja- sa gjatë duhet t’u kërkohet atyre që t’i mbajnë emigrantët, dhe çfarë ndihme duhet t’u ofrojë BE-ja këtyre shteteve. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...