Një prift francez, i cili shkaktoi një reagim të fortë në internet, pasi goditi me shuplakë një fëmijë 2-vjeç gjatë pagëzimit, është detyruar të dalë në pension. Prifti Jacques Lacroix, 89 vjeç deklaroi se po i jepte fund shërbimit të tij dhe se gjithçka e ka një fund.
E gjithë ngjarja u zhvillua gjatë një ceremonie në një kishë në Champeaux, pranë Melun, të dielën e shkuar.
Në videon që përfshiu internetin në pak orë, Prifti Jacques shfaqej duke i bërtitur të miturit e më pas e godiste atë me shuplakë.
Por duke folur për mediat franceze, prifti e mohoi se veprimi i tij ishte tepër i ashpër. “Ishte diçka mes një përkëdhelje dhe një shuplake. Shpresoja që ta qetësoja, nuk dija çfarë të bëja. Fëmija po ulërinte shumë dhe më duhet të ktheja kokën e tij që t’i hidhja ujë”, shpjrgoi prifti.
“I kërkova që të qetësohej, por nuk e bëri. U përpoqa ta afroja që të qetësohej… doja vetëm të qetësohej. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Kam vendosur që ta mbyll shërbimin tim tani, ishte pagëzimi im i fundit. Gjithçka e ka një fund”, tha ai më tej.
Reagim pati edhe nga Bishopi i Meaux, i cili tha se kishte marrë masa që prifti të pezullohej nga të gjitha pagëzimet dhe martesat.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...