Google ADS

E konfirmuar: FIFA hap procedurë disiplinore për Xhaken dhe Shaqirin

23:04 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Mbrëmjen e kaluar, Zvicra shënoi fitore në Kampionatin Botëror kundër Serbisë.

Serbët kaluan në epërsi në minutën e katërt, por Zvicra shënoi në pjesën e dytë përmes mesfushorit Granit Xhaka që barazoi me një goditje të mrekullueshme nga distanca, ndërsa në minutat e fundit, Xherdan Shaqiri shënoi golin e fitores, përcjell arbresh.info.

Por, nuk përfundoi me kaq, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri siç duket do të përballen me akuza nga FIFA.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari Andreas Boni, i cili tha se FIFA ka hapur një procedurë disiplinore për Xhakën dhe Shaqirin.

Pas shënimit të golave, të dy yjet kosovarë bënë shqiponjën me duar dhe kjo është duke u konsideruar si një gjest “provokativ” ndaj Serbisë si pasoj e konfliktit historik me Kosovën.

Tani, FIFA është duke e shikuar incidentit, por se a do të mungojnë Xhaka dhe Shaqiri në Kampionatin Botëror, a do të gjobiten apo do të zhduket çështja, ende nuk dihet.

Zvicra do të përballet me Kosta Rika në ndeshjen e fundit në kuadër të grupit./Arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme