Fitorja e përfaqësueses së Zvicrës ndaj Serbisë ishte një moment krenarie për të gjithë shqiptarët.
Dy golat e shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ka bërë që mbrëmë të festohet në çdo vend ku ka shqiptarë, shkruan arbresh.info.
Kësaj feste i janë bashkuar edhe disa prej emrave më të njohur në botë që kanë prejardhje shqiptare.
Këngëtari me prejardhje shqiptare i lindur në Nju Jork i cili ka hyrë fuqishëm në tregun e muzikës ndërkombëtare, Albert Stanaj i njohur me emrin artistik Stanaj iu ka bashkuar festës së fitores së Zvicrës.
Ai në një postim në InstaStory ka treguar përkrahjen për dy futbollistët kosovar duke postuar një imazh të festës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri duke bërë shqiponjën me duar.
Ndryshe, Stanaj do të performojë për herë të parë në Prishtinë në muajin gusht në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill Fundation’./Arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...