Garuesi i vetëm i shenjëtarisë sportive që po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, Nexhat Sahiti, ka përfunduar garën në disiplinën qitje me pistoletë ajri 10 metra.
Sahiti zuri vendin e 15-të nga 21 garues në total, duke mos arritur të hyjë në tetë më të mirët që u kualifikuan për në finale. Ai mblodhi 560 pikë në total, 10 më pak se sa garuesit që u kualifikuan në finale.
Gjuajtjet më të mira nga të gjashtë seritë, Nexhati i pati në serinë e pestë, ku mblodhi 96 pikë, kurse në seritë tjera kishte: 92, 94, 91, 93, dhe 94.
“Nuk jam shumë i kënaqur, pasi kam shpresuar që do të kem më shumë se 570 pikë, mirëpo prapë nuk është keq, duke marrë parasysh ndryshimin e madh të poligonit, në të cilin ushtrojmë, si ndriçimi dhe shumë gjëra tjera”, ka thënë Sahiti për faqen zyrtare të KOK-ut.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...