Google ADS

Goli i stuhishëm i Granit Xhakës kundër Serbisë, “çmendet” një tifoz i Arsenalit

19:25 | 23 Qershor 2018
Arbresh Info

Një tifoz i Arsenalit ishte jashtëzakonisht i kënaqur me golin e Granit Xhakës për Zvicrën mbrëmjen e kaluar.

Xhaka i ndihmoi bashkëlojtarët e tij te Zvicra në fitoren e rëndësishme 2 me 1 ndaj Serbisë mbrëmjen e kaluar duke bërë një hap të madh drejtë fazës së ardhshme në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info.

Goli i stuhishëm nga ylli i Arsenalit dhe supergoli nga Xherdan Shaqiri në minutën e fundit i siguruan një fitore dramatike Zvicrës.

Serbia kishte siguruar golin e epërsisë me kokë përmes Aleksander Mitrovicit pas vetëm pesë minutave lojë, por Xhaka shpëtoi Zvicrën duke heshtur serbët me një goditje fenomenale nga 25 metra në minutën e 52′.

I rregullti në ‘ArsenalFanTV’, Troopz ishte tepër i kënaqur me Xhakën.

Ai i ka kërkuar futbollistit kosovar të bëjë një gjë të tillë edhe sezonin e ardhshëm te Arsenali./arbresh.info/

Më poshtë mund të shikoni reagimin e tij:

Të ngjashme