Formacionet zyrtare, Gjermania – Suedia

18:59 | 23 Qershor 2018
Arbresh Info

Gjermania dhe Suedia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të Grupit F në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Edhe pse është vetëm takimi i dytë, kampioni botëror në fuqi tashmë është nën presion për shkak të fillimit të dobët duke pësuar disfatë me rezultat minimal 1 me 0 kundër Gjermanisë, shkruan portali arbresh.info.

Suedia nga ana tjetër ka fituar 1 me 0 kundër Koresë Jugore në takimin e parë dhe një tjetër fitore këtu do t’i siguronte atyre kalimin në fazën tjetër.

Dy skuadrat janë takuar katër herë më parë në Kampionate Botëror dhe Gjermania ka fituar tri nga takimet e tyre, ndërsa Suedia vetëm një.

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është lënë befasisht jashtë skuadrës startuese.

Takimi zhvillohet në stadiumin Fisht Olympic duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, Gjermania – Suedia

Të ngjashme