Google ADS

Denoncohet skandali i fshehur në Bashkinë e Tiranës

18:03 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Përmbytjeve nga reshjet e shiut ditën e djeshme në Tiranë nuk i ka shpëtuar as godina e Bashkisë.

Të paktën këtë pretendim ngre kryetari i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku.

Përmes një denoncimi në rrjetin social Facebook, ai thotë se ngjarja po mbahet e fshehtë dhe se kryebashkiaku Erion Veliaj ka angazhuar të gjithë punonjësit për të pastruar dëmet nga përmbytja. Sipas Çollakut, uji ka mbërritur deri në dokumentacionet e arkivës, të gjendjes civile dhe në bibliotekë.

Reagimi

Bashkine e Tiranes e ka marre lumi e llumi..

Shirat e djeshem dhe tubacionet qe kane shperthyer kane permbytur godinen/katin e pare te Bashkise Tirane.

Burime nga brenda Bashkise na njoftojne se jane demtuar rende sallat dhe dokumentacionet e arkives,gjednjes civile dhe biblioteka.

Korridoret katit te pare jane permbytur e perbaltur krejtesisht.

Ne Bashki mund te futesh vetem me cizme llastiku.

Absurde eshte se stafi i Bashkise po perpiqet ta mbuloje kete skandal. Punonjesit e besuar e militante te Bashkise jane thirrur dhe angazhuar per pastrim.

Asnje tjeter nuk lejohet te hyje ne ambientet e Bashkise Tirane.

Paranoja e ndonje fotoje qe tregon skandalin ka bere te ngrihet nje postobllok militantesh ne hyrjet e Bashkise.

Ftoj cdo qytetar ne menyre vullnetare te shkoje te Bashkia Tirane e te kontribuoje te pastroje ujin e balten qe e ka permbytur.

Te shpetohen dokumentat e arkivit dhe gjendjes civile.

Bashkia e Tiranes,ajo qe merr cmime nderkombetare te porositura…sot eshte mes ujit baltes e fekalve.

Qindra dokumente jane prishur e zyrat kryesore jane bere te paperdorshme.

Perpjekja e kryetarit te Bashkise per ta mbajtur te fshehte kete situate te degraduar eshte qesharake.

Kur te merr lumi perpara nuk ka propogande qe te shpeton.

Bashkine e Tiranes sot e ka permbytur megallomania dhe perpjekja per te krijuar nje Tirane virtuale e fasade.

Bashkine e Tiranes e ka marre lumi…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme