Tifozët e Serbisë që ishin mbledhur në rrugët e kryeqytetit të tyre në Beograd për të shikuar ndeshjen në Kampionatin Botëror kundër Zvicrës kishin mbetur me zemër të thyer pas golit dramatik në minutën e fundit në Kaliningrad.
Kur askush nuk e priste, Xherdan Shaqiri shënoi golin e fitores për 2 me 1 në minutat e fundit duke tronditur mijëra tifozë serbë, transmeton portali arbresh.info.Ndeshja ishte me rezultat 1 me 1 deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Shaqiri bombardoi portën e Serbisë duke shkatërruar gjithashtu shanset e tyre për të kaluar grupin.
Serbia tani duhet të mposhtë Brazilinë në takimin e tyre të fundit në kuadër të grupeve për tu kualifikuar, gjë që është thuajse e pamundur.
Zvicrës nga ana tjetër i mjafton edhe një barazim kundër Costa Ricas për të vazhduar./arbresh.info/
Shikoni reagimet e tifozëve serbë në Beograd:
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...