Google ADS

Lajm i mirë për gratë saudite, ato do të lejohen të vozisin edhe pas mesnate

15:42 | 23 Qershor 2018
A. B.

Gratë saudite do të lejohen që t’i ngasin makinat edhe pas mesnatës, pasi një ndalese të tillë po i vjen fundi.

Ndryshimi është bërë i ditur shtatorin e vitit që shkoi ndërsa Arabia Saudite lëshoi licencën e parë për ngasje për një grua gjatë këtij muaji,transmeton CNN përcjellë arbresh.info

Ky vend ishte i vetmi në botë ku gratë nuk lejoheshin të ngisnin vetura dhe familjaret detyroheshin që të punësonin shoferë për to.

Këto ndryshime vijnë pas një kampanje të intensifikuar të aktivistëve të ndryshëm që kërkuan largimin e kësaj ndalese, sepse ky ligj konsiderohej shumë diskriminuese për gratë e këtij vendi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme