Google ADS

Liverpooli ofertë sensacionale prej 158 milionë për Marco Asension

14:58 | 23 Qershor 2018
Arbresh Info

Liverpooli ka shtruar një ofertë të jashtëzakonshme prej 158 milionë funta për talentin e Real Madridit, Marco Asension.

22-vjeçari është njëri nga talentët më të vlerësuar në Evropë pasi kontribuoi me 11 gola dhe gjashtë asistime në pjesën e dytë të sezonit të fundit në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Spanjës ri-nënshkroi me Madridin në muajin shtator duke vazhduar marrëveshjen e  tij deri në vitin 2023 me një klauzolë të blerjes prej 613 milionë funta të vendosur në kontratën e tij.

Por, Liverpooli ka lënë pas mendjes atë dhe sipas ‘Mundo Deportivos’ ata kanë shtruar një ofertë sensacionale për të transferuar Asension në Anfield.

Gazeta spanjolle pretendon se “Redsat” e pëlqejnë “shumë” Asension dhe janë të gatshëm për të dhënë gjithçka në mënyrë për të siguruar shërbimet e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme