Google ADS

Reagon Presidenti i Serbisë për shqiponjë e Xhakës dhe Shaqirit: Na urrejnë

14:31 | 23 Qershor 2018
V. S.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar për ndeshjen e mbrëmshme midis Zvicrës dhe Serbisë, ku u dhanë dy golat historike të kosovarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Vuçiq është shrehur i trishtuar me humbjen e përfaqësueses së Serbisë në Botëror, derisa ka thënë se serbët nuk kanë ofenduar askënd, ashtu siç, sipas tij, bënë shqiptarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë pas ndeshjes së mbrëmshme me Zvicrën se, siç e quajti, “provokimi i futbollistëve shqiptarë”, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, nuk duhet ta demotivojë Serbinë, shkruan Kuriri serb, transmeton Gazeta Express.

“Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, ka thënë presidenti Vuçiq.

Xhaka dhe Shaqiri kanë bombarduar portën e Serbisë, por edhe rrjetet sociale pas golave në fitoren e Zvicrës.

Heronjtë e Zvicrës, por edhe të gjithë shqiptarëve. Kështu konsiderohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka që shkëlqyen kundër Serbisë, duke shënuar nga një gol në fitoren 2-1 të Zvicrës, të cilët festuan duke bërë shqiponjën./Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme