Mohamed Salah qytetar nderi i Çeçenisë

14:00 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e ka bërë sulmuesin talismanik të Egjiptit, Mohamed Salah, një qytetar nderi të rajonit jugor rus në një banket të lamtumirës të mbajtur për ekipin e eliminuar nga Kupa e Botës.

Grupet e të drejtave dhe qeveritë perëndimore pretendojnë se autoritetet në Çeçeni i shtypin kundërshtarët e tyre politikë, diskriminojnë gratë dhe përndjekin pakicat seksuale, të gjitha këto akuza i mohojnë udhëheqësit e Çeçenisë, transmeton portali arbresh.info.

Çeçenia është nikoqir i kampit të trajnimit të Kupës së Botës për ekipin egjiptian dhe Kadrirov ka mbështetur mundësinë për t’u paraqitur së bashku me Salahun, golat e të cilit për Liverpulit dhe Egjiptin e kanë bërë atë një super-yll ndërkombëtar.

“Mohamed Salah është një qytetar nderi i Republikës Çeçene. Po ashtu është! Sonte kam nënshkruar një dekret që i jep këtë çmim të lartë futbollistit të madh dhe anëtarit të ekipeve të Egjiptit dhe Liverpulit”, shkroi Kadyrov në telegram.

Salahut iu është dhënë një simbol dhe një kopje e dekretit në darkë të premten në mbrëmje, tha Kadyrov./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme