Google ADS

Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi

13:39 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton mbylljen e raundit të tretë të bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“U mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese. Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve”./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme