Marina amerikane thuhet të jetë duke planifikuar ndërtimin e qendrave për ndalimin e imigrantëve në baza ushtarake, kjo për shkak të urdhrit administrativ për të ashpërsuar kontrollet në kufirin SHBA-Meksikë.
Në një draft-dokument që posedon revista Time përmenden planet për të ndërtuar kampe të rrepta ku do të strehoheshin deri në 25 mijë emigrantë, transmeton portali arbresh.info.
Dokumenti thotë se kampet do të ndërtohen në fusha ajrore të braktisura në Kaliforni, Alabama dhe Arizona.
Një tjetër kamp afër San Franciskos është duke u projektuar për 47,000 njerëz, thotë shkresa.
Një zëdhënës i Pentagonit tha se ushtria nuk ishte kërkuar nga Departamenti për Sigurinë e Atdheut (DHS) që të hartojë plane specifike, por ishte duke u angazhuar në “planifikim të kujdesshëm … nëse DHS do të kërkojë ndihmë në strehimin e imigrantëve të paligjshëm të rritur”.
Ushtria amerikane tha të enjten se ishte kërkuar nga qeveria që të përgatitej për të strehuar deri në 20,000 fëmijë emigrantë.
Departamenti i Marinës vlerëson se forca do të shpenzojë 233 milionë dollarë për të drejtuar një objekt për 25,000 njerëz për gjashtë muaj./Arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...