Tifozët e Liverpoolit i janë lutur klubit për të siguruar nënshkrimin me Xherdan Shaqirin.
Thirrjet nga tifozët e “Redsat” kanë ardhur pas golit vonë të shënuar në fitoren 2 me 1 të Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.Ylli i Stoke Cityt ishte hero mbrëmjen e kaluar pasi realizoi golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 90′. Pasi mori topin nga gjysma e fushës, Shaqiri me shpejtësi iu afrua portës, mposhti mbrojtjen e serbëve dhe më pas edhe portierin e tyre.
Goli e dërgoi Zvicrën në vendin e dytë të Grupit E prapa Brazilit, me të cilin barazoi 1 me 1 në takimin e tyre të parë. Dhe, pas ndikimit të jashtëzakonshëm në këtë fazë të madhe, tifozët e Liverpoolit kanë vendosur se e duan 26-vjeçarin në Anfield sezonin e ardhshëm.
“Do ta doja Shaqirin në Liverpool, ka shumë kualitet dhe është shumë i shpejtë Do të ishte një opsion i mirë”, ka shkruar një tifoz në rrjetin social Twitter, transmeton portali arbresh.info.
“Shaqiri është një super lojtar, kontrolloni kokën nëse nuk e doni atë në Liverpooli”, shkruan një tifoz tjetër në rrjete sociale.
“Shaqiri është një lojtar për ndeshje të mëdha dhe një përmirësues masiv i skuadrës”, shkruan tifozi i tretë.
E ardhmja e Shaqirit pritet të vendoset pas turneut në Rusi derisa Liverpooli është njëri nga klubet e interesuara./arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...