Shpërthim me granatë gjatë fjalimit të Kryeministrit të Etiopisë

11:32 | 23 Qershor 2018
A. B.

Kryeministri i ri i Etiopisë Abiy Ahmed thotë se disa njerëz janë vrarë në një shpërthim që goditi një tubim në të cilin ai po fliste.

Ai e përshkroi sulmin si një “përpjekje të pasuksesshme nga forcat që nuk duan ta shohin Etiopinë të bashkuar”,transmeton BBC, përcjellë portali arbresh.info

Abiy u hodh larg menjëherë pas shpërthimit, që mendohej të ishte një granatë e hedhur mes mijëra njerëzve në sheshin Meskel të kryeqytetit.

Etiopia është shpartalluar nga vitet e protestave ndonjëherë të dhunshme.

Abiy u bë kryeministër pasi paraardhësi i tij Hailemariam Desalegn papritur dha dorëheqjen në muajin shkurt.

Ai është kreu i parë i vendit nga grupi etnik Oromo, i cili ka qenë në qendër të protestave anti-qeveritare gati tre vjet që kanë lënë qindra njerëz të vdekur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme