Rrebeshe shiu edhe sot në Shqipëri

08:54 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Sipas meteoalb e shtuna do të jetë me vranësira të shpeshta që do dominojnë të gjithë territorin.

Më të dendura do të jenë pasdite ku priten rrebeshe shiu në veriperëndim dhe juglindje, por shira të izoluar rrezikojnë dhe zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit ulen në veri dhe qendër, por rënie më të lehtë do të ketë në jug duke luhatur vlerat termike nga 10 në 28 gradë Celcius.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme