Albin Kurti ka uruar Granti Xhakën e Xherdan Shaqirin për golat e shënuar dhe lojën e bukur kundër Serbisë, njofton Klan Kosova.
Ai ka shkruar se paraqitja e tyre u dhuron dinjitet të gjithë shqiptarëve.
Ky është postimi i plotë i Kurtit:
Dy shqiptarë të talentuar, Xhaka e Shaqiri ia dhuruan sot fitoren ekipit kombëtar të Zvicrës, që fitoi 2 me 1 përballë Serbisë, në Kupën e Botës.
Dy mendime të shpejta dua t’i ndaj me juve.
I pari: Shqiptarët, si çdo popull, kanë mundësi të nxjerrin talente të nivelit botëror. Por terrenin për zhvillim deri më sot këto talente e kanë gjetur vetëm në tokë të huaj, në mërgim. Jemi ne, është Lëvizja ajo që ka detyrën të krijojë terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e talenteve. Sa i përket sporteve, detyra jonë ka për të qenë ndërtimi i hapësirave bashkëkohore për stërvitje e lojë, masivizimi i sportit amatorial dhe specializimi serioz në sportin profesional, dhe kujdesi për talentet. E sigurisht, në aspektin politik, do të përpiqemi të punojmë për bashkimin e kampionateve me Shqipërinë, me synim përfundimtar edhe njësimin e kombëtareve. Vetëm ashtu do të mbërrijmë që t’ua mundësojmë talentëve tanë që ta përjetojnë atë sukses e atë gëzim edhe për atdheun e vet.
Së dyti: Shumë politikanë që bëjnë politikë pazaresh dhe kontrabandë me Serbinë, që kanë dëmtuar vazhdimisht Kosovën me pjesëmarrjen në negociatat pa parime, sot po ekzaltohen pse kombëtarja e Serbisë humbi lojën. Kinse patriotë? Hipokrizi.
Megjithatë, urime Xhakës e Shaqirit, për ndeshje të bukur – paraqitja e tyre na dhuron nga pak dinjitet gjithë ne, shqiptarëve.
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...