Shqiponja mund të fusë në telashe Shaqirin e Xhakën?

23:54 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Ishte plotësisht e natyrshme festa e tyre.

Sonte shënuan Granit Xhaka ’53 e Xherdan Shaqiri ’90 në ndeshjen Serbi – Zvicër, shkruan portali arbresh.info.

Ata festuan golat e tyre duke bërë shqiponjën me duar.

Por kjo gjë po shihet si problematike, pasi që siç thonë mediat e huaja ajo kishte një konotacion politik.

“Dyshja mund të futet në telashe për festimet, megjithatë për shkak të konotacioneve politike që përbën shqiponja”, sipas London football.

“Rregullat e FIFA-s pohojnë se lojtarët do të dënohen për deklarata të tilla të bëra në festë”, thuhet më tej.

E serbët ishin të menjëhershëm të ankohen, ata kërkuan nga FIFA që të dënojnë lojtarët kosovarë, sepse shqiponja ua futi drithmën.

Ne shpresojmë që nuk do të kenë problem djemtë tanë!/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme