Zyrtarët indianë njoftuan se pesë punonjëse të një shoqate bamirëse u rrëmbyen dhe u përdhunuan nga një grup personash në një lagje të largët, në lindje të Jharkhand-it.
Gratë i thanë policisë se po organizonin një lojë për të rritur ndërgjegjësimin rreth trafikimit të qënieve njerëzore, kur u rrëmbyen nga persona të armatosur.
Gratë punojnë për Asha Kiran-in, organizatë joqeveritare e mbështetur nga një grup misionar i krishterë lokal.
Policia dyshon se përgjegjes për ngjarjen mund të jenë mbështetësit e Pathalgadit. Përkrahësve të këtij grupimi nuk u pëlqejnë të huajt dhe ata nuk i lejojnë të hyjnë apo të vendosen në zonën e tyre.
Në 2012 India u vendos në qendër të fokusit botëror, kur një vajzë u përdhunua dhe u vra në një autobus në New Delhi, ngjarje që shkaktoi protesta në gjithë vendin.
Vetëm në 2016 në Indi janë raportuar 40.000 përdhunime, një rritje me 60 për qind që nga viti 2012. Rreth 40 për qind e viktimave janë fëmijë./tch/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...