Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri, dje ka kryer 750 sulme tokësore dhe ajrore ndaj qytetit Dera në jug të vendit. Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 6 civilë, ndërsa të paktën 7 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) në Dera, thuhet se regjimi dje ka kryer gjithsej 750 sulme në qytet dhe se 6 prej tyre janë bërë nga ajri.
Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 6 civilë ndërsa të paktën 7 të tjerë janë plagosur.
Dera ishte një nga 4 zonat e deeskalimit të formuar nga garantuesit e procesit të Astanas, Turqisë, Iranit dhe Rusisë në muajin maj të vitit 2017.
Rusia dhe SHBA-të dy muaj më pas e hoqën qytetin Dera nga kjo marrëveshje dhe e shpallën zonë të veçantë të sigurtë.
Më pas SHBA-ja tërhoqi ndihmat për opozitarët të cilët i mbështesnin në rajon.
Përkundër të gjitha paralajmërimeve të SHBA-ve, regjimi dhe përkrahësi i tij Irani, pas përfitimeve nga pjesa qendrore e vendit, ditë më parë ka nisur një operacion ndaj Deras për të marrë nën kontroll edhe jugun.
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...