Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije një ditë më parë se mesditën e sotme do të përfundonin punimet në Maminas-Sukth-Shkozet, e më pas rruga do të ishte e hapur normalisht për të lehtësuar edhe qarkullimin e pushuesve që zgjedhin Durrësin për fundjavë.
Sot ARRSH bën me dije se punimet mbyllen në 23:00 të së premtes, duke kërkuar ndjesë për mos hapjen në kohë të rrugës.
“Për shkaqe të pa parashikuara përmbyllja e punimeve ne aksin Maminas-Sukth-Shkozet- ka tejkaluar afatin e përcaktuar. Rrjedhimisht, nuk është kryer hapja e kalimit siç ishte paralajmëruar, për të garantuar kalimin e sigurte te mjeteve.
ARRSH kërkon ndjese qytetareve dhe njofton se hapja e kalimit do te realizohet sonte ora 23:00. Deri ne orarin e hapjes mjetet duhet të përdorin rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin