Presidenti Donald Trump tha të premten se ligjvënësit republikanë duhet të heqin dorë nga përpjekjet për të miratuar një projekt-ligj për imigracionin para zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin.
Në një seri komentesh në Twitter, ai fajësoi demokratët që nuk po i mbështesin projektligjet e paraqitura për këtë qëllim në Kongres, ndërkohë që kriza e imigracionit është bërë qendër debatesh në të gjithë vendin.
Presidenti Trump do të flasë sot për emigracionin në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me disa familje të cilave u janë vrarë të afërm nga njerëz që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.
Thirrja e Presidentit Trump që Kongresi të shtyjë votimin për projektligjet mbi emigracionin vjen pasi udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë mundur ditët e fundit të grumbullojnë mbështetje të mjaftueshme për dy projektligje që kërkojnë reformimin e ligjeve amerikane të imigracionit dhe forcimin e sigurisë në kufi.
Demokratët shpresojnë se do të marrin vende të mjaftueshme në nëntor për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata shpresojnë gjithashtu të marrin vende në Senat, por shanset për të fituar kontrollin e Senatit janë më të pakta./VoA/
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...