Roma e ka zyrtarizuar blerjen e anësorit të Ajaxit, Justin Kluivert, për një marrëveshje prej 17.25 milionë euro.
Holandezi është djali i legjendës Patrick Kluivert, që ka luajtur edhe në Itali.
Giallorossët e kanë konfirmuar blerjen, ndërsa 19 vjeçari ka nënshkruar kontratë për pesë vite.
“AS Roma janë të lumtur t’ju njoftojnë se kanë arritur marrëveshje për blerjen e Justin Kluivert”.
“Kluivert, 19 vjeç, i bashkohet klubit me një transferim të përhershëm nga Ajax. Ne kemi paguar 17.25 milionë euro për Kluivertin.
Marrëveshja gjithashtu përfshin një numër klauzolash të lidhura me performancën, bazuar në arritjet e lojtarit dhe të klubit, të cilat janë me vlerë deri në maksimum deri në 1.5 milion euro”.
“Përveç kësaj, në rast të shitjes së ardhshme të lojtarit Ajax do të ketë të drejtën të marrë 10% çdo pagesë transferimi më të madhe se 25 milionë euro”.
“Holandezi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Giallorossët që shkon deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin Romës./Telegrafi/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...