Bashkimi Evropian ka futur në fuqi tarifat hakmarrëse për mallrat amerikane, ndërsa një zyrtar i lartë filloi një sulm të ri ndaj politikës tregtare të presidentit Donald Trump.
Tarifat e reja në vlerë prej 2.8 miliardë dollarë në mallrat amerikane hynë në fuqi qysh nga sot, transmeton portali arbresh.info.
Tarifat janë vendosur mbi produkte të tilla si uiski burbon, motoçikleta dhe lëng portokalli.
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se tarifat e vendosura nga SHBA për BE-në kundërshtojnë “gjithë logjikën dhe historinë”.
Duke ju drejtuar parlamentit irlandez në Dublin, ai shtoi se “ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të ribalancuar dhe mbrojtur” BE.
Ndërkohë që Trump ka kërcënuar me 20% tarifë shtesë makinat e Bashkimit Evropian nëse nuk hiqen tarifat e BE-së ndaj mallrave të SHBA-së./Arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte